Hyrje ne JAVA

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Hyrje ne JAVA

Mesazh nga Admin prej Sat Mar 24 2007, 13:45

Leksion 1



CFAR ESHTE NJE PROGRAM?

Nje program eshte nje bashkesi instruksionesh te cilat egzekutohen ne nje kompjuter te dhene por jo nje bashkesi komandash sepse nje komande eshte nje program.
Bashkesia e komandave qe egzekutohen njera pas tjetres quhet Batch.
Cfar eshte nje instruksion?
Program

OS

Hardwer

Program
Instruksion1;
Instruksion2;
…………..
Instruksion n;
Fund


Programi i paraqitur net e majte ben pjese ne brezin e pare te memories,pjesa e dyte eshte e perbere nga sistemi i operimit (operating system)ndersa ne pjesen e trete eshte CPU-ja ose procesori.
Nje instruksion i programit mund te perkthehet ne disa instruksione te CPU-se sepse keto te fundit jane te tipit shume te thjeshte si psh. add adr1 adr2 = shot adr1 adr2.
Adrn = memorje
Shto permbajtjen e adreses nje tek adresa dy.
Gjuha assembler eshte nje gjuhe e sistemit te ulet. Ne kete gjuhe shkruhen pjeset me kritike, menaxhimi i memorjes se diskut,skedulimi, etj. te sistemit te operimit.
Gjuhet e nivelit te larte jane C,C++. Nje gjenerate me e larte eshte edhe JAVA.
Duke bashkuar instruksionet krijojme nen programe te cilave ju japim nje emer ne menyre qe te behet e mundur qe emrin e tyre ta shfrytezojme per programe te tjera.


Program 1 (emer 1) Program 2 (emer 2)
Instruksion 1 Instruksion 1
Instruksion 3 Instruksion 3
Instruksion 4 Instruksion 4
Instruksion 9 Instruksion 7
Instruksion 12 Instruksion 10
End program 1 End program 2

Bashkesia e te gjitha instruksioneve perben gjuhen.
N.q.s. te gjitha instruksionet qe perseriten net e dya programet e me siperme do ti gruponim ne nje program te vecante do te perftonim keshtu nje nenprogram i cili mund te thirret prej dy programeve te mesiperm.

Program 3 (emer 3)
Instruksion 1
Instruksion 3
Instruksion 4
End program 3

Nga sa thame me larte kemi qe programi tre eshte nenprogram i programeve 1 dhe 2 prandaj mund te shkruajme:

Program 1 (emer 1) Program 2 (emer 2)
emer 3 emer 3
Instruksion 9 Instruksion 7
Instruksion 12 Instruksion 10
End program 1 End program 2

Pra cdo program perbehet nga nenprograme te cilat e pasurojne gjuhen dhe vijne bashke me te. Nenprogramet shpesh here quhen librari pra quhen libraria e gjuhes. Perkthyesi qe ben perkthimin ndermjet dy gjuheve quhet compiler (kompailler). Ne disa raste a ii bent e gjitha funksionet vete, ne disa raste ai ben vetem korigjimin e sintakses,dhe ne disa raste te tjera ka nje perkthyes tjeter qe quhet Linkor. Ky perkthyes ka si funksion te beje lidhjen ndermjet nenprogramit dhe instruksioneve te tjera te programit, pra zevendesimin e disa prej instruksioneve te nje programi me nje nenprogram. Asembler e perkthen gjuhen ne 010101…(gjuhe makine) qe ndryshe e quajme edhe kodi binar.
Compiler i JAVA-s eshte javac (xhava kompaill).
Pershkrimi i mesiperm eshte per kompilimin ne gjuhet C,C++. Ne JAVA kjo gje ndryshon.

JAVA
VM (java virtual machine)
OS
Hardware

Disa nga sistemet e operimit (OS) jane:
1. Windows
2. Lnux
3. Unix
4. MacOS


Meqene se kemi shume sisteme operative atehere programet duhet ti pershtaten pjeses se OS.Makina virtuale (VM) eshte standarte per cdo OS. Javabytecode eshte makina virtuale ne rastin e JAVA-s. javac gjeneron javabytecode. VM egzekutohet nga komanda java.
public class HelloWorld
{
public static void main(String args[ ] )
{
System.out.println("Hello World!"); //
}
}

Ne skemen e me siperme eshte shkruar edhe nje program. “Hello World!”. Per te egzekutuar kete program duhet me pare qe te keni instaluar ne kompjuterin tuaj JDK-ne te cilen mund ta dawnglodoni e me pas ta instaloni. Pasi te keni instaluar JDK (java development key). Hapni notepad dhe shkruani programin e mesiperm atje. Pasi ta keni shkruar, do e ruani kete document jo vetem me nje emer te definuar nga ju sic veprohet me dokumentat e tjera ne pergjithesi por do e ruani me prapashtesen .java pra nqs ju doni ta ruani programin me nje emer psh. helloworld atehere do te shkruani helloworld.java
Per te bere kompilimin e programit shkoni tek command prompt. Nqs ne dritaren e hapur ju del C:\Documents and Settings\user> atehere do ju duhet te beni nje ndryshim para se te egzekutoni programin. Sapo te shihni tekstin e me siperm ne command prompt shkruani cd C:\javac dhe me pas enter. Pas kesaj ne ekran do ju shfaqet nje tjeter rresht
C:\javac> dhe aty do te shkruani javac helloworld

Admin
Admin
Admin

Numri i postimeve : 97
Age : 29
Localisation : Tirane
Registration date : 13/03/2007

Shiko profilin e anėtarit http://mirazh.msnyou.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Hyrje ne JAVA

Mesazh nga Admin prej Sat Mar 24 2007, 13:48

Leksion 2






KONCEPTET E OBJECT-ORIENTET PROGRAMING.




CFAR ESHTE NJE OBJEKT?


An object is a software bundle of related state and behavior. Software objects are often used to model the real-world objects that you find in everyday life.
Objektet jane celesi per te kuptuar object-orientet programming.
Nje objekt ka disa attribute qe e pershkruajne ate. Objekti ne nje moment te caktuar ne kohe ka disa vlera te atyre atributeve. Atributet quhen ndryshe edhe instance_variables. Cdo object i caktuar merret si nje instance.




SJELLJET E OBJEKTIT


Objektet mund te shkembejne mesazhe me njeri-tjetrin . ne baze te ketyre mesazheve te marra, objektet kane nje sjellje te caktuar.
Objektet klasifikohen ne klasa (class)




CFAR ESHTE NJE KLASE (CLASS) ?


A class is a blueprint or prototype from which objects are created. This section defines a class that models the state and behavior of a real-world object.
Nje klase definon (percakton) tipat e objekteve qe do te programojme. Pra ajo percakton tipim e objektit, atributet e objektit, veprimet qe do te ndodhin mbi object,klasa ne program nuk ka attribute por ka operacione (metoda) tek “Hello World!” kemi metoden main.


Gjuhet e programimit qe merren me definimin e objekteve quhen gjuhe programimi te objekteve ose gjuhe programimi te orientuara (OBJECT_ORIENTET) JAVA eshte nje gjuhe e tille.

OBJECT_ORIENTET Design  modelimi i objekteve.

Perpara se te shkohet ne modelim, behet analiza e programit. (OBJECT_ORIENTET Analyses). Kjo faze definon ato qe euhen kerkesa (ose REQUIREMENTS). Ne kete faze duhet pasur parasysh se analiza behet per objektet. Analiza dhe modelimi percaktojen atributet dhe veprimet e objekteve dhe gjithashtu edhe bashkeveprimet midis objekteve me njeri-tjetrin. Cdo program ne JAVA fillon me percaktimin e nje klase (class). Ne programin tone (helloworld) eshte krijuar nje class emrin HelloWorldApp te se ciles e definon vete programuesi. Cdo klase ka nje trup i cili fillon me nje kllape { dhe mbaron perseri me nje kllape }. Brenda trupit te class ka attribute dhe operacione(veprime)(attributes,operations)te cilat ne JAVA ndryshe njihen si:
Attributes= fields = members
Operations = methods =functions
Cdo program qe shkruhet ne JAVA duhet te kete patjeter nje metode main se net e kundert ai nuk egzekutohet. Kjo metode main duhet te jete e percaktuar Brenda nje klase. Cdo metode ka nje kllape hapese { dhe nje kllape mbyllese } te cilat percaktojne trupin e metodes ose ne dia raste te funksionit.
Brenda trupit te metodes shkruhet kodi i cili tregon veprimin qe duhet bere mbi objektin(d.m.th. qe duhet te ndryshohen vlerat e atributeve gje qe con ne ndryshimin e gjendjes se objektit)
Ne shembullin e marre me siper nuk kemi se cfar atributesh te ndryshojme sepse nuk kemi fare attribute. Sintaksa e metodes eshte ( ), pra kllapa e rrumbullaket hapese ( dhe ajo mbyllese ) Brenda tyre ka parametra. P.sh. ne rastin konkret args eshte parameter. Brenda metodes:
System.out.println(“Hello World!”); Ka nje object qe i referohet nje objekti tjeter. Nepermjet . (pikes) qe eshte operator, i con nje mesazh ketij objekti tjeter qe i referohet komandes println per te egzekutuar “Hello World!”

Cdo komande ose cdo thirrje (instruksion) ne java mbaron me “;”




KUJDES! JAVA eshte case sensitive. Pra kujdes kur shkruani nje program sepse ajo eshte e ndjeshme nga lloji i germave. Ne kete gjuhe a eshte e ndryshme nga A. N.q.s. do ti referohemi shembullit te me siperm mund te themi se stringun HelloWorld kjo gjuhe programimi e njeh ndryshe nga stringu helloworld









USHTRIME

Ushtrimi 1
Ndertoni nje program qe te printoje Hey you.

public class Hey you
{
public static void main (String args[ ] )
{
system.out.println(Hey you”);
}
}

Ushtrimi 2
Ndertoni nje program qe te printoje :Hello you
That is my First program
public class Hey you
{
public static void main (String args[ ] )
{
system.out.print(“Hey you”);
system.out.println(“This is my First program”);
}
}


Shenim: Karakteri “\n” kur vendoset ne nje String quhet karakter escape. Pra ne output nuk del kjo shenje por sherben per te kaluar ne nje rresht tjeter. Nqs nje komande eshte println(“Hello you”) ne output del Hello. Po te shkruajme println(“Hello you \n This is my First program”) atehere ne output do te dali:
Hello you
This is my First program
Pra pjesa qe vendoset pas karakterit ”\n” ne output do te vendoset ne nje rresht te ri dhe jo ne te njejtin rresht me pjesen para ketij karakteri.

Ushtrimi 3
Ndertoni nje program qe pasi te egzekutohet ne output te dali:
Emri i Fakultetit eshte “FSHN”

public class FSHN
{
public static void main (String args[ ] )
{
system.out.println(Emri i Fakultetit eshte \”FSHN\”);
}
}
Shenim: karakteri “\” ne kete rast eshte perdorur per te beret e mundur qe ne output fjala FSHN te dale ndermjet thonjezave sepse per ndryshe ne output do te kishim vetem Emri i Fakultetit eshte. Sepse aty mbyllen thonjezat.

Ushtrimi 4
Shkruani nje program qe te printoje:
Karakteri \ eshte escape

public class karakteri
{
public static void main (String args[ ] )
{
system.out.println(“karakteri \\ eshte escape”);
}
}

Ushtrimi 5
Shkruani nje program qe te printoje:
Karakteri ’\’ eshte escape

public class karakteri
{
public static void main (String args[ ] )
{
system.out.println(“karakteri ‘\\’ eshte escape”);
}
}


Shenim: karakteri \ qe vendoset per te mos kaluar ne rresht tjeter do te vendoset Brenda apostrofave sepse perndryshe po te shkruajme (\’\’) atehere ne output do te merrnim nje shprehje me dy rreshta si me poshte:
Krakteri ‘
\’ eshte escape


Ushtrimi 6
Te krijohet nje program i cili printon pemen.



Ushtrimi 7
Te krijohet nje program i cili printon rombin.

Admin
Admin
Admin

Numri i postimeve : 97
Age : 29
Localisation : Tirane
Registration date : 13/03/2007

Shiko profilin e anėtarit http://mirazh.msnyou.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Hyrje ne JAVA

Mesazh nga Admin prej Sat Mar 24 2007, 13:52

Leksion 3




Disa komanda qe perdoren ne nje program.


\n e kalon pjesen e vendosur pas tij ne nje rresht te ri
\t bent e mundur hyrjen e hapsires njesoj si me butonin Tab 
\r ben return ne fillim te rreshtit.
\\ ben te mundur qe ne nje rresht te shkruhet \ si karakter.
\” bent e mundur qe ne ekran te shfaqet edhe “ si karakter.
printf() bent e mundur formatimin e stringut qe ndodhet Brenda kllapave.
%S e deklaron pjesen e shkruar ndermjet ”” si string
%d e deklaron pjesen e shkruar ndermjet “” si decimal
printf () kerkon dy argumenta (“lloji i formatit”,”mesazhi qe do te printohet”)
keto dy argumenta vendosen ndermejt thonjezave dhe ndahen nga njeri tjetri me nje presje (,)


shembull 1 :

Te ndertohet nje programqe te printoje:
Kjo eshte liste notash

public class ListeNotash
{
public void display Msg()
{
system.out.println(“Kjo eshte liste notash”);
}
}


Kjo eshte vetem nje pjese e nje programi e cila percakton vetem nje klase me nje operacion : display Msg().


shembull 2 :

Ndertojme nje klase tjeter qe ka vetem metoden main.

public class TestNota
{
public static void main (String args[ ] );
{
ListeNotash list=new ListNotash();
List.display Msg();
}
}

Ky eshte nje program qe e ka emrin TestNota

shembull 3:

Dua nje variable qe e la emrin ListeNotash dhe na jep nje object te tille.
Atehere ne programin e me siperm mund te krijojme edhe nje liste tjeter :
ListNotash list2=new ListNotash();
List2.display Msg();

E cila do te vendoset pas listes se pare si me poshte:

public class TestNota
{
public static void main (String args[ ] );
{
ListeNotash list=new ListNotash();
List.display Msg();
ListeNotash list2=new ListeNotash();
List2.display Msg();

}

}

pika (.) ketu eshte operator qe bent e mundur ekspozimin e te gjitha metodave e atributeve perkates te objektit perkates.

Shembull 4 me koment.

public class Makine
{
private String Ngjyra
public String get Ngjyra()
{
return Ngjyra;
}
public String Ngjyra (String ngj)
{
Ngjyra=ngj;
}
public class TestMakine
{
public static void main (String args[ ] )
{
Makine audi=new Makine();
Makine benz=new Makine();
Audi.SetNgjyra(“kuqe”);
Benz.SetNgjyra(“blu”);
System.out.println(“audi ka Ngjyre”+audi.getNgjyra()+ “Benzi ka Ngjyre” +
+benz.getNgjyra() ):
}
}
}

Nje metode mund te kete nje, asnje, disa, ose shume parametra.Kur kemi
Private String Ngjyra nuk na lejohet te shkruajme audi.Ngjyra sepse atributi Ngjyra eshte deklaruar si privat, ndersa kur kemi public String Ngjyra na lejohet te shkruajme audi.Ngjyra por eshte me mire qe ajo te jete private dhe jo publike. Kur nuk nje klas nja object apo nje atribut nuk deklarohet si public atehere do te nenkuptohet qe eshte i deklaruar si private.

public String get Ngjyra()
{
return Ngjyra;
}
ky operacion kur thirret, kthen vete objektin.

public String Ngjyra (String ngj)
{
Ngjyra=ngj;
}
………….
{
Makine audi=new Makine();
Makine benz=new Makine();
Audi.SetNgjyra(“kuqe”);
Benz.SetNgjyra(“blu”);
System.out.println(“audi ka Ngjyre”+audi.getNgjyra()+ “Benzi ka Ngjyre” +
+benz.getNgjyra() ):
}
i jepet vlera atributeve. Por keto vlera mund te ndryshohen ne cdo kohe duke ndertuar nje program te ngjashem me ate me siperm por ne vend te
Makine audi=new Makine();
Makine benz=new Makine();
Audi.SetNgjyra(“kuqe”);
Benz.SetNgjyra(“blu”);
te vendoset
Makine audi=new Makine(“kuqe”);
Makine benz=new Makine(“blu”);
Audi.SetNgjyra(“zi”);
Benz.SetNgjyra(“kafe”);

Admin
Admin
Admin

Numri i postimeve : 97
Age : 29
Localisation : Tirane
Registration date : 13/03/2007

Shiko profilin e anėtarit http://mirazh.msnyou.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Hyrje ne JAVA

Mesazh nga Admin prej Sat Mar 24 2007, 13:54

Leksion 4




TIPET E VARIABLAVE.

Kemi tipe primitive dhe tipe reference.

Tippet primitive.

Emertimi shpjegimi vlera fillestare

int integer. I deklaron variablat si numra te plote 0
long numer me shume shifra 0L
short numer me pak shifra 0
double
Float numer me presje (numer dhjetor) 0.0f
char karakter ‘\u0000’
byte merr vlera nga 0 ne 255 0
boolean variable logjik (true/false) false



Tpet e references

String(or any object) varg karakteresh null


Menyra e deklarimit te nje variabli:
Per tipet primitive
Per karakteret psh. char ch=’a’
Per ineger int sum=6, etj
Pra sipas skemes: <emri_tipit><emri_variablit>=<vlera_variablit>
Per tipet e references ndiqet kjo skeme per deklarimin e variablave:
<class_name><variable_name>

kur deklarohet nje variable si Boolean psh. mjafton vetem nje byte ne memorjen e kompjuterit.
Te gjitha varjablat qe krijohen per objektet jane te tipe reference.



Ushtrimi 8
Krijoni nje program i cili merret me faturat e shitjeve te nje malli te caktuar (kjo do te definohet nga secili individualisht). Fatura, si objekt duhet te kete emrin e mallit qe eshte shitur dhe vleren e ati malli.

Admin
Admin
Admin

Numri i postimeve : 97
Age : 29
Localisation : Tirane
Registration date : 13/03/2007

Shiko profilin e anėtarit http://mirazh.msnyou.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Hyrje ne JAVA

Mesazh nga Admin prej Sat Mar 24 2007, 13:56

Leksion 5







OPERATORET


Operatoret veprojne mbi variablat qe jane te deklaruar. Fusha ku vepron secili prej operatoreve percaktohet nga tipet e variablave. Ata veprojne mbi tipat e paradefinuar. N.q.s. duam qe at ate veprojne edhe mbi objektet atehere duhet ti percaktojme mbi objektet. Ky veprim quhet: operator overloading.
Operatoret ndahen ne disa llojesh:
1. operator vleredhenieje (=)
2. operator aritmetik (+,-,*, /,%)
3. operator krahasimi (>,<,<=,>=,==)
operator ii vleredhenies sic e tregon edhe emri perdoret per ti dhene vleren nje variabli apo dickaje tjeter pra = jep thjeshte nje vlere te definuar nga programuesi ndersa operator ii krahasimit == eshte brazimi qe perdorim ne matematike.pra kur duam te krahasojme dy variabla nuk perdorim = por perdorim== qe te behet krahasimi perndryshe vlera e variablit ne te majte do te zevendesohet me vleren e variablit net e djathte pa bere fare krahasime duke e humbur keshtu vleren fillestare te tij.




Shembull 5 :

cfar vlere do te printohet per shumen?

int shuma;
int var1;
int var2;
var1=10;
var2=5;
shuma=var1+var2;

programi do te printoje vleren 15 si vlere te shumes.

shembull 6 :

me po te njejtat te dhena cila do te jete vlera e variablit diff?
int diff ;
diff=var1-var2;
programi do te printoje vleren 5 si vlere te variablit diff.

shembull 7 :

po vlera e variablit div?
int div;
div=shuma/diff;
programi do te printoje vleren 3 per variablin div.

vlera qe printohet pas perdorimit te operatoreve te krahasimit eshte e tipit Boolean(true/false)

shembull 8 :

boolean equal;
equal=false;
int var1=5;
int var2=5;
equal=var1==var2;

ne kete rast pergjigjia do te jete equal=true sepse eshte e vertete qe variablat 1 dhe 2 jane te beraberte me njeri tjetrin. pra vlera e equal nuk zevendesohet me vleren e ndonjerit perj variablave por me vleren jep operator ii krahasimit ==.

shembull 9 :

int var 1=5;
int var2=10;
equal=var1<=var2;

pergjigjia: equal=true sepse eshte e vertete qe 5<=10

shembull 10 :

int var 1=5;
int var2=10;
equal=var1>var2;

pergjigjia: equal=false sepse nuk eshte e vertete qe 5>10.

shembull 11 :

int var 1=5;
int var2=10;
equal=var1>=var2;

pergjigjia: equal=false sepse nuk eshte e vertete qe 5>=10.

Admin
Admin
Admin

Numri i postimeve : 97
Age : 29
Localisation : Tirane
Registration date : 13/03/2007

Shiko profilin e anėtarit http://mirazh.msnyou.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Hyrje ne JAVA

Mesazh nga Admin prej Sat Mar 24 2007, 13:57

Leksion 6







INSTRIKSIONET E KONTROLLIT.

1.


if(<kusht_logjik>)
{
instruksion 1; kur kemi vetem nje instruksion nuk eshte e
instruksion 2; nevojshme te perdorim kllapat { }.
…………….
instruksion n;
}




shembull 12 :

int var=5;
int var2=10;
int shuma=0;
boolean logshumen=false;
if(logshumen)
shuma=var+var2;

ky program nuk do te egzekutohet sepse kushti logjike ka vleren false meqene se logshumen eshte deklaruar qe ne fillim si false. prandaj vlera e shumes do te mbetet zero.


shembull 13 :

int var=5;
int var2=10;
int shuma=0;
boolean logshumen=false;
if (var<var2)
shuma=var+var2;
if(var<=var2)
shuma=var-var2;

pergjigje: vlera e shumes do te jete 5 sepse nga instruksioni i pare shuma merr vleren 10 por pas egzekutimit te instruksionit te dyte meqene se jemi akoma net e njejtin program atehere vlera e shumes do te ndryshoje e do te behet 5.

2.

if(<kusht_logjik>)
{
instruksion 1;
instruksion 2;
…………….
instruksion n;
}
else
{ m >= n
instruksion n+1;
instruksion n+2;
………………..
instruksion m;
}



3.


Operatori i kushtit.

? : eshte nje operator qe funksionon njesoj si if else por qe eshte ne nje menyre me te shkurtuar. operator ne nje rresht.


<vlera>=<kusht_logjik> ? <vlera1> : <vlera2>;

pra ? luan rolin e if ndersa : luajne rolin e else.

pas ? vendoset vlera qe ploteson kushtin logjik ndersa pas : vendoset vlera tjeter pra vlera qe nuk ploteson kushtin logjik.


shembull 14 :

int var=0;
boolean kusht=false;
kusht= 5==10;
var=(kusht)?5:3;

pergjigjia qe do te merret ne kete rast eshte var=3 sepse vlera e vertete qe merr variabli eshte tre meqene se kushti eshte false atehere ai nuk do te marri vleren 5 qe i korespondon kushtit.

Admin
Admin
Admin

Numri i postimeve : 97
Age : 29
Localisation : Tirane
Registration date : 13/03/2007

Shiko profilin e anėtarit http://mirazh.msnyou.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Hyrje ne JAVA

Mesazh nga Admin prej Sat Mar 24 2007, 13:59

Leksion 7





CIKLET.

1

while(<kusht_logjik>)
{
<instruksion1>;
<instruksion2>;
……………
<instruksion n>;
}


shembull:
int shume=0;
int dif=10;
int counter=5;
while(counter>0)
{
shuma=shuma+1;
diff=diff-1;
counter=counter-1;
}

pergjigjia qe do te merret ne kete rast eshte :
shuma=5
diff=5
sepse nga cikli, vleres fillestare te shumes do i shtohet njeshi dhe variablit diff do ti zbritet njeshi per aq kohe sa te prishet kushti. meqe kushti eshte counter>0 dhe nje nga istruksionet eshte counter=counter-1 atehere kjo do te thote se vjen nje moment qe kushti prishet dhe ky moment eshte pikerisht ne hapin e 5. pas ketij hapi nuk ndryshon me vlera e variablave shume dhe diff sepse kushti nuk eshte me i vertete.

shenim: duhet pasur kujdes qe kur te ndertojme nje program te mos harrojme te vendosim nje instruksion qe pas disas hapash te na ndryshoje vleren e kushtit sepse per ndryshe (meqe vlera e kushtit nuk do te ndryshoje asnjehere) programi do te perserisi vetveten pafundesisht.






2


do
{
<instruksion 1>;
<instruksion 2>;
…………….
<instruksion n>;
}
while(<kusht_logjik>)


cikli i dyte eshte ndryshe nga i pari pavaresisht se ne pamjen e pare mund te duket sikur jane e njejta gje. Ndryshimi i cili eshte shume thelbesor qendron ne faktin se tek cikli while () {….} kontrollohet njehere kushti pastaj nese ai plotesohet (pra nese vlera e tij eshte true) atehere egzekutohen instruksionet. Ndersa tek cikli do{…} while(). egzekutohen njehere instruksionet pastaj kontrollohet kushti. kjo do te thote se ne rastin e dyte pamvaresisht nga kushti, instruksionet egzekutohen te pakten nje here.


shembull 15 :

gjeni vlerat qe do te marrin variablat shume dhe diff pas egzekutimit te programit nje pjese e te cilit eshte paraqitur me poshte.

int var=5;
int var2=10;
int shuma=10;
int diff=5;
do
{
shuma=shuma+1;
diff=diff-1;
}
while(1>=2)

pergjigjia:
shuma=11 ; diff=4
nga sa thame me siper instruksionet egzekutohen te pekten njehere pavaresisht nga kushti. prandaj edhe kutu, pavaresisht se kushti 1>=2 nuk eshte asnjehere i vertete vleres se shumes fillestare do ti shtohet 1 dhe vleres se diff fillestare do ti zbritet nje sepse keto dy instruksione kene vepruar tashme kur kontrollojme kushtin. prandaj shuma do te behet 11 dhe diff do te behet 4 dhe keto jane vlerat e tyre perfundimtare se nga kontrolli i kushtit del qe ai eshte false dhe kjo gje nuk e lejon programin qe te riegzekutohet.




shembull 16 :

gjeni vleren qe do te marri variabli var pas egzekutimit te programit nje pjese e te cilit eshte paraqitur me poshte.


int var=0;
int counter=3;
while(counter>=0)
{
var++
counter--;
}



pergjigjia:
var=4
do te marrim kete perfundim, sepse kushti kontrollohet qe ne fillim dhe instruksionet do te zbatohen per aq kohe sa te jete true vlera e kushtit. qe do te thote se do te egzekutohen deri ne hapine e 4 dhe me pas variabli var do te marr vleren e tij perfundimtare var=4.





shenim: ++ eshte operator implement. Ai rrit vleren e variablit me + 1. ndersa – qe eshte operator i dekrementit, ja zbret me -1 vleren e variablit. pra sit e shkruajme var=var++ dhe sit e shkruajme var=var+1 eshte e njejta gje dhe sit e shkruajme counter— ose counter-1 eshte e njejta gje.


Ushtrime te pa zgjidhura

Ushtrimi 9.

Te shkruhet nje program qe llogarit siperfaqen e rrethit dhe perimetrin e tij.


Ushtrimi 10.

Te shkruhet nje program qe te llogarisi 10!


Ushtrimi 11.

Te shkruhet nje program qe te llogarisi 10! vetem me nje instruksion.


Ushtrimi 12.

Te shkruhet nje program qe llogarit progresionin aritmetik dhe gjeometrik.


Ushtrimi 13.

Te shkruhet nje program i cili gjen maksimumin e tre numrave te dhene.


Ushtrimi 14.

Te shkruhet nje program i cili gjen maksimumin e tre numrave te dhene me nje instruksion

Admin
Admin
Admin

Numri i postimeve : 97
Age : 29
Localisation : Tirane
Registration date : 13/03/2007

Shiko profilin e anėtarit http://mirazh.msnyou.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Hyrje ne JAVA

Mesazh nga Admin prej Sat Mar 24 2007, 14:01

Leksion 8





METODAT / FUNKSIONET / PROCEDURAT


Nje object ka disa metoda te cilat jane veprime qe kryhen mbi objektin ose mesazhe qe dergohen ne nje apo disa objekte.
Modulet te cilat jane pjese te programit quhen ndryshe methods.
Veprimet shpesh here tentojne te jene perseritese prandaj eshte e lehte te ndryshohen metodat. Nje object mund te kete edhe me shume se nje metode por nje program kurrsesi nuk mund te egzekutohet nese nuk ka nje metode main. kjo eshte edhe si pike nisjeje e nje programi.

shembull 17 :

class Person
string Name;
string Surname;
string Salary;
decimal Calculate Salary ( ) ;
{…..}

ne kete rast fjala Person luan rolin e nje objekti, ndersa te gjitha string-et e deklaruara jane atributet e objektit Person.

Le ti vendosim tani perpara metodes qe na jepet ne kete pjese te marre nga nje program fjalen static qe do te thote se kjo metode nuk ka lidhje me objektin por me vete klasen. pra pamvaresisht nga personi, paga do te llogaritet njesoj.

shembull 17 :

class Person
string Name;
string Surname;
string Salary;
static decimal Calculate Salary ( ) ;
{…..}



Nje klase e cila ka metoda te cilat duhet te jene gjithmone statike eshte klasa Math. Ajo nuk mund te krijoje objekte si personi apo apo te tjera qe kane nevoje per egzekutimin e metodave jo statike. metodat statike qe ndodhen Brenda kesaj klase thirren duke vendosur emrin e klases pra math, operatorin (.),emrin e atributit.



shembull 18 :

Math.max(n1,n2)

Edhe metoda main ashtu si metoda Main eshte gjithmon statike per me teper ajo eshte gjithmon publike, meqene se ajo eshte e pranishme ne cdo program dhe nuk mund te ndodhe qe nje program te kete disa metoda main perderisa ajo merret si pike nisjeje per programin.
Njesoj si per metodat edhe per atributet perdoret static.

shembull 19 :

Math.PI

class Math
{
public final static float PI=3.14……

Nqs pas kesaj do te shkruanim Math.PI=5 atehere compilatori do te na nxjerre error.pra nuk do te egzekutohet fare frogrami.

pjesa final nuk ka kuptim nqs vendoset perpara nje metode sepse metodat nuk jane te pandryshueshme perkundrazi atom und te ndryshohen shume lehte.

Admin
Admin
Admin

Numri i postimeve : 97
Age : 29
Localisation : Tirane
Registration date : 13/03/2007

Shiko profilin e anėtarit http://mirazh.msnyou.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Hyrje ne JAVA

Mesazh nga Sponsored content Today at 14:21


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi