Cili eshte ndryshimi midis nje hackeri dhe nje crackeri ?

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Cili eshte ndryshimi midis nje hackeri dhe nje crackeri ?

Mesazh nga ultimo101 prej Sun Dec 07 2008, 13:30

Cili eshte ndryshimi midis nje hackeri dhe nje crackeri ?

Ne
fillim, edhe Bill Gates dhe Steve Jobs (Themeluesit e kompanise
Microsoft) (sot steve jobs eshte shefi i MAC) ishin Hacker.Shume persona nuk arrijne te kuptojne
ndryshimin midis nje hacker dhe nje pirati informatik I cili perdor te
gjitha teknologjite e mundshme per te demtuar sisteme publike ose
private.Nje hacker eshte nje person I cili perdor te gjitha njohurit e
tij informatike per qellim kerkimesh ose njohjesh, pa demtuar asgje dhe
askend.(to hack perkthyer ne shqip do te thote : "Me kerku nje difekt
ne nje program.").Hackerat kerkojne te pranohen si nje e mire e
njerezimit. Ne fakt, shumica e hackerave te arrestuar jane te punesuar
prane shoqerive te medha informatike ne detyren : Teknik Sigurie. Nese
mendoheni mire, nese keni nje problem, do te ishte me e lehte qe ta
zgjidhte nje "mik" I hackerave se sa nje teknik I thjeshte.Ndersa nje
cracker eshte nje person I cili perdor te gjitha njohurite e tij ne
projektimin e programeve shkaterrues, perhap viruse qe kalojne ne
sisteme ne gjithe boten si I Love You, Nimda etj.Zakonisht nje cracker
perfundon ne nje kriminel informatike.

Si lindi fenomeni "HACKER"

Ne
kohen kur u krijua kompjuteri I pare qe ishte madhesine e nje dhome,
ishte e pamundur blerja e nje kompjuteri te tille. Studentet e rinj
kerkonin te dinin sa me shume mbi kete teknologji te re, dhe shpesh
mundoheshin te hynin ne dhomen ku gjendeshin butonat e te famshmit IBM
704 vendosur ne pallatin e 36 te Massachussets Institute of Technology,
fshehurazi ose pa autorizim. Me pas Docentet kuptuan se keta studente
arriten te krijojne nje ide te re dhe nje grup te ri hackerash te
titulluar MIT. Docentet kerkuan bashkepunimin e tyre. Ne vitet 60'
studentet e MIT filluan te kerkojne se si te telefononin pa paguar duke
shfrytezuar difektet e sistemeve dhe te linjave. I pari qe arriti kete
qellim ishte Steward Nelson .

Si u zhvillua fenomeni Hacking

Ne
vitet 60' studentet e MIT donin qe e gjithe masa popullore te ishte ne
e injformuar mbi teknologjine e re qe po zhvillohej. Nje nga motot e
tyre ishte dhe 'hands on' - vendosni dore mbi gjithcka.Mundohuni te
zbuloni ate cka nuk dini.Ata thoshin se duhet te gjendet nje kompjuter
ne cdo familje.Sistemet operative I shperndanin falas deri sa dy
hackera (Bill Gates dhe Steve Jobs) kerkuan nje perqindje ne prodhimin
e tyre te fundit te krijuar ne basic. Ne kete rast Steve Jobs u be
themeluas I Apple. Keshtu nisi dhe rruga e nje periode te re ku
hackerat kishin synime kryesore fitimet ekonomike.

Ne cfar konsiston fenomeni Hacker .

Hackerat
nuk konsiderohen "Pirate Informatike" por persona te cilet kane nje
detyre per te zhvilluar : hapja e rruges per zhvillimin e lire ne
njohjen e teknologjise.Nese sfidojne sisteme sigurie e bejne vetem per
te bere nje sfide,ose per te treguar sa jane te zote, jo per te kryer
nje akt kriminal, ne te kunderten, ne te shumten e rasteve, nese
kuptojne se sistemi ka nje difekt, njoftojne menjehere drejtuesin e tij
qe te marre masat e sigurise. Ja cilat jane principet e nje hackeri :
* Mos kryej akte illegale dhe vjedhje

* Mos shkaterro kurre nje sistem informatik

* Mos modifiko kurre dokumentat e sistemit

* Mos ler gjurme, derisa nuk lihet te mendohet se sistemi eshte I dobet

* Mos ver ne shenje kompjuterat shteteror dhe te istitucioneve

* Mos u zbulo.

* Mundohu te zbatosh keto rregulla.

Parrulla e Hackerave

Ne
kerkojme dijen,njohjen, dhe ju na quani kriminele.Ne, egzistojme pa
ngjyre lekure, pa shtetesi dhe pa gjykime fetare... dhe ju na quani
kriminele. E ju, ndertoni bomba atomike, beni luftra, masakra,na
genjeni dhe tentoni te nabindni se eshte per te miren tone...dhe prape
kriminelet jemi ne. Po, jam nje kriminel. Krimi im eshte kurioziteti.
Krimi im eshte qe gjykoj personat ne baze te asaj qe mendon dhe thote,
dhe jo nga pamja. Faji im eshte se jam me dinak nga ju, dhe per kete
nuk mund te me falni. Une jam nje Hacker, dhe kjo eshte fjala ime.


Termi 'hacker" perdoret ne tri raste te ndryshme:

1-Per
te etiketuar individet te cilet jane te fokusuar ne aspektin e sigurise
ne IT, zakonisht duke zbuluar dobesi ne sistemet ekzistuese te cilat ju
mundesojne te ken casje ne sistemet e mbrojtura. Ky aspekt i termit
"hacker" eshte me i perdoruni nga mas mediat keshtu qe edhe ne
opinionin e gjere eshte me i njohuri. Edhe pse "hacker"-at mund te jene
"white hat", zakonisht ne kete aspekt termi ka konotacione negative.

2-Per
te quajtur individet te cilet duke menduar "out of the box" gjejne
zgjedhje per probleme te ndryshme, pra programues te cilet me metoda jo
ortodokse gjejne zgjedhje te shkelqyeshme. Ne kete aspekt ky term
perdoret me shum mes pjesetareve te kodit te hapur dhe ka konotacione
positive (gje qe krijon pershtypje te gabuar se te gjith hacker-at
perdorin gnu/linux)

3-Per te quajtur perdoruesit entuziast te
kompjuterit te cilet i shfrytezojne maksimalisht mundesite e
hardware-it dhe software-it

"Cracker" ka kuptim me te ngushte
dhe sherben per te emeruar individet te cilet merren me thyerjen e
mekanizmave mbrojtes/sigurues

ultimo101
Admin
Admin

Numri i postimeve : 19
Age : 31
Registration date : 11/05/2008

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi