Zbulimet e vitit 2008

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Zbulimet e vitit 2008

Mesazh nga ultimo101 prej Sun Feb 01 2009, 23:03

Nga njė shėrbim i ri testi gjenetik, tek njė pelerinė qė tė bėn tė padukshėm, tek njė sistem biēikletash publike, pėr tė arritur tek gradaēela lėvizėse. Kėto janė disa nga shpikjet e vitit qė po lėmė pas


SHPIKJET e 2008-ės

1. Testi i ADN-sė

Viti 2008 ka sjellė risinė mė tė mahnitshme nė fushėn e gjenetikės dhe tė mjeksisė. Tashmė ekzistojnė kompani tė specializuara, tė afta pėr tė zbuluar sekretet tuaja gjenetike. Njė test i thjeshtė pėshtyme apo i njė fije tė flokut mund tė analizojė me imtėsi dispozitat tuaja mbi mė shumė se 90 veēori apo sėmundje tė mundshme, qė nga rėnia e flokėve deri tek verbėria. Kėtė vit nuk quhet arritje testi i ADN-sė, por fakti qė tashmė ai ėshtė bėrė i prekshėm dhe me kosto tė pėrballueshme pėr kėdo. 600.000 pėrcaktuesit gjenetikė, tė cilėt identifikohen dhe interpretohen me anė tė testit, pėrbėjnė "paraqitjen tėnde dixhitale". Me fjalė tė tjera, ėshtė i gjithė informacioni pėrtej imazhit qė mund tė shikosh nė pasqyrė.

2. "Tesla Roadster"

Makinat elektrike kanė qenė gjithmonė miqėsore, jo tė zhurmshme dhe tė pastra - por pėrfundimisht aspak seksi. Tesla Raodster ka ndryshuar gjithēka. Njė makinė sportive e furnizuar me bateri e cila kushton 100.000 $ dhe arrin deri nė njė shpejtėsi prej 200 km/orė, Roadster ka entuziazmuar shumė njerėz tė apasionuar pas makinave ekologjike, qė nė vitin 2003 kur u bė publike pėr herė tė parė. Shumė artistė si George Clooney, i janė bashkuar listės sė gjatė tė personave qė presin fabrikimin e kėsaj makine; shumė revista prestigjoze si Ėired janė jargavitur gjatė gjithė kėsaj kohe pas saj. Pas kaq vitesh ankthi dhe kurioziteti, Tesla Roadster e parė ėshtė shitur kėtė vit. Kritikat kanė qenė tė mahnitshme, por problemi i vetėm qėndron nė faktin se edhe kjo kompani ėshtė prekur rėndė nga kriza financiare. Planet pėr tė krijuar njė makinė tė bollshme elektrike me ēmim ekonomik janė lėnė nė pritje dhe aktualisht kompania "Tesla" ka shkurtuar njė pjesė tė madhe tė personelit.

3. Anija kozmike e studimit tė Hėnės

Ka shumė kohė qė Amerika nuk prodhon mė makinat mė tė mira tė botės, por kur bėhet fjalė pėr satelitė dhe anije kozmike, asnjė nuk mund tė krahasohet me tė. NASA ėshtė duke e rikonfirmuar kėtė fakt me anė tė lėshimit tė anijes kozmike IRO (Lunar Reconnaissance Orbiter) nė shkurt tė vitit 2009. Kjo anije do tė studiojė atė ēfarė ka studiuar ēdo anije tjetėr mė parė nė Hėnė, gravitetin, temperaturėn, por gjithashtu do tė kėrkojė pėr shenja tė ujit apo akullit, njė burim jetėsor pėr njė bazė tė ardhshme nė Hėnė. Ajo gjithashtu do tė pėrpilojė njė hartė tė saktė 3-dimensionale tė Hėnės duke pėrfshirė tė gjashtė vendet e zbarkimit tė Apollos. Ky nė fakt do tė jetė edhe qėllimi kryesor i misionit: tė vėrtetojė zbarkimin e Apollos nė Hėnė, i cili ėshtė dyshuar gjatė gjithė kėtyre viteve.

4. Depozita e farave botėrore

Gati ēdo shtet ka rezerva tė farave kryesore, nė mėnyrė qė prodhimtaria tė mos vdesė nė rast katastrofe agrikulturore. Depozita e Farave Botėrore Svalbard ėshtė ndėrtuar kėtė vit nė njė ishull tė Spitbergen, nė njė zonė tė thellė veriore tė Norvegjisė dhe konsiderohet si rezerva e rezervave. Nė fakt, ėshtė diēka shumė e nevojshme, pasi gjysma e bankave tė farave nė vendet mė tė zhvilluara janė nė rrezik tė lartė, jo vetėm nga katastrofat natyrore, por edhe nga paqendrueshmėria e pėrgjithshme. Depozita mund tė mbajė deri nė 4.5 milion kampionė, tė cilat do tė ruhen nė ambient tė thatė nė njė temperaturė optimale deri nė -18oC. Edhe nėse do tė ketė difekte tė ndryshme nė makineritė e Depozitės, klima e Arktikut duhet t'i rruajė ato tė padėmtuara pėr mijėra vjet. Vetėm duhet tė shpresojmė qė edhe mbas kaq shumė kohe t'i pėlqejmė akoma drithėrat.

5. Plumba qė sulmojnė plumbat

Mendoni pėr Sistemin Aktiv tė Sigurisė sė Ushtrisė, si ajo e ushtarėve tė "Lufta e Yjeve", e krijuar pėr t'i mbrojtuar ata nga granadat e lėshuara nga raketat dhe nga rreziqe tė tjera me trajektore tė shkurtėr. Sistemi i Sigurisė sė Raytheon do tė jetė i aftė tė identifikojė njė plumb apo ēfarėdo sulmi nė njė trajektore tė caktuar dhe mė pas tė lėshojė njė raketė pėr ta asgjesuar atė, proces i cili nuk do tė zgjasė mė shumė se njė gjysėm sekondi. Nėse plani funksionon, pajisjet ushtarake tė sė ardhmes do tė nisen pėr tė luftuar me shumė pak ushtarė.

6. Interneti hapėsinor

Nė hapėsirė asnjė s'mund tė tė dėgjojė nėse ulėret. Por, do tė jeni tė aftė tė dėrgoni njė e-mail falė protokollit tė ri tė krijuar pėr tė lejuar pėrdorimin e internetit atje. Ėshtė e vėshtirė tė mbash njė lidhje tė qėndrueshme nė hapėsirė, kėshtu qė interneti interplanetary do tė jetė i karakterizuar nga vonesa dhe shkėputje tė shpeshta. Nė shtator, ky protokoll ėshtė pėrdorur nga njė satelit pėr tė dėrguar online, fotografitė e nxjerra nė hapėsirė.

7. Kompjuteri mė i shpejtė i botės

Mė 26 maj, nė orėn 3:30 tė mėngjesit, njė superkompjuter me vlerė 133 milion $ i quajtur Roadrunner, kaloi barrierėn e paimagjinueshme: 1 kadrilion pėrllogaritje nė sekondė. I ndėrtuar nga IBM pėr Laboratorin Kombėtar tė Los Alamos, Roadrunner do tė pėrdoret kryesisht pėr tė simuluar efektin e plakjes nė armėt bėrthamore.

8. Nafta e gjelbėrt

Sikur tė mos ekzistonte ky problem i bezdisshėm i ndryshimit klimatik, nafta do tė vazhdonte tė ishte njė burim i madh fuqie. Ėshtė e dendur me energji, portative dhe relativishte e lirė. Po t'i heqėsh karbonin do tė ishte perfekte dhe ėshtė pikėrisht ky qėllimi i studiuesve tė Universitetit tė Arizonės. Milton Sommerfield dhe Oiang Hu kanė punuar pėr vite me rradhė pėr tė rritur alga, tė cilat tė shndėrrohen nė biokarburant, i cili do tė ishte identik me naftėn. Karburanti do tė ishte pikėrisht pa karbon, pasi algat e konsumojnė dioksidin e karbonit gjatė rritjes. Ndryshe nga drithėrat tradicionalė dhe kallamėve tė sheqerit - dy bimė tė pėrdorura deri mė sot pėr biokarburant - algat nuk mund tė hahen, kėshtu qė po t'i pėrdorėsh ato nuk do tė thotė tė shkurtosh furnizimet ushqimore. Pėrveē kėtyre studiuesve, sot ka shumė kompani nė botė, tė cilėt po punojnė pėr tė nxjerrė nė treg karburantin ekologjik dhe t'i rikthejnė atij dinjitetin e dikurshėm.

9. Kompjuter me kujtesė aktive

Shkencėtarėt e kanė ditur prej 37 vjetėsh qė ishte e mundur, megjithatė iu desh njė kohė shumė e gjatė pėr tė krijuar njė makineri me kujtesė aktive, njė lloj tė ri qarku, i cili e mban mend historinė e tij edhe kur ėshtė i fikur. Njė aplikim i mundshėm i kėsaj makinerie: Njė kompjuter me kujtesė, i aftė tė ndriēohet nė sekondė si njė llampė, pa asnjė mekanizėn nė prizė apo bateri.

10. Dora bionike

Dorės sė parė bionike tė nxjerrė nė treg iu desh shumė kohė dhe shumė punė pėr t'u zhvilluar. I krijuar nga Touch Bionics, dora ėshtė multi-artikuluese, d.m.th. ēdo gisht ka motorin e tij. Duart artificiale janė shpesh herė si ganxha, tė afta tė kryejnė vetėm hapje dhe mbyllje tė dorės, por gjymtyra e re ka aftėsi tė kryejė veprime mė delikate dhe tė rėndėsishme, si p.sh. kapja e njė karte krediti apo mbajtja e objekteve tė holla. Ajo gjithashtu tė lejon tė mbash edhe objekte tė mėdha, si njė filxhan tė madh kafeje. Studimet pėr kėtė makineri kanė lindur nė Britaninė e Madhe qė nė vitin 1960. Tashmė ajo pėrdoret nga mijėra persona rreth e qark botės. Qėllimet e reja tė Touch Bionics? Njė protezė e kyēit tė dorės, proteza tė gishtėrinjve dhe njė krah tė plotė bionik.

11. Kulla dinamike

Secili nga 80 katet e gradaēelit lėvizės - i mbushur me zyra, njė hotel dhe apartamente nė katet e fundit - do tė rrotullohet 360o, secili nė shpejtėsi tė ndryshme. Gradaēeli ėshtė krijuar nga njė arkitekt italian, Davis Fisher dhe ėshtė ndėrtuar nė Dubai (njė tjetėr ėshtė planifikuar tė ndėrtohet nė Moskė). Kulla parafabrikat, e shtryrė nga era, do tė arrijė njė kosto prej 700 milion $. Rezidencat nė tė do tė shiten nga 3.7 milion $ deri nė 36 milion $. Ndėrtesa do tė pėrfundojė nė vitin 2010.

12. Roboti lėvizės i zhdėrvjellėt dhe social

Nexi, ėshtė i pari nė njė klasė robotėsh e krijuar nė Laboratorin MIT dhe quhet MDS (mobile, dexterous, social). Nexi ėshtė, ose mė saktė do tė jetė i aftė tė lėvizė me anė tė rrotave (pėr kėtė arsye quhet lėvizės) dhe mund tė kapė objekte (i zhdėrvjellėt). Por, veēoria e tij mė mahnitėse ėshtė fytyra e tij gati njerėzore, edhe pse pak frikėsuese, e cila ėshtė e aftė tė shprehė shumė lloje emocionesh (social).

13. Mars Rover

Dy makineritė e fundit (Rover) tė dėrguara nė mars nga Shtetet e Bashkuara janė ende duke punuar, edhe pas katėr vjetėsh. Makina e re, Mars Science Laboratory (emri mė i shėmtuar i mundshėm pėr njė makinė Rover) ėshtė edhe mė e fortė. Do tė lėshohet nė vitin 2009, ėshtė 2.7m e gjatė, punon me njė copė plutoniumi dhe mund tė mbajė njė peshė deri nė 80kg. instrumentesh shkencore, duke pėrfshirė njė pushkė neutroni me tė cilėn goditet toka pėr tė identifikuar akullnaja tė mundshme dhe jo marsianėt.

14. Sistemi i bicikletave publike tė Montrealit

Kur shumė njerėz pėrdorin njė burim tė pėrbashkėt, si p.sh. njė sistem publik dhe tė lirė pėr tė marrė biēikleta me qera, kanė tendecė tė abuzojnė me tė. Kėshtu qė kur qyteti i Montrealit krijoi Sitemin Publik tė Biēikletave tė quajtur Bixi, krijuesit investuan mbi tė, tė gjithė teknologjinė e mundshme nė njė tentativė pėr tė parandaluar padrejtėsitė. Mbajtėsja modulare e biēikletave drejtohet nga njė sistem nė rrjet dhe fuqizohet me energji diellore. Biēikletat janė tė ndėrtuara me komponentė shumė tė fuqishėm pėr t'u rezistuar pėrplasjeve tė forta qė padyshim do tė pėsojnė dhe gjithashtu janė tė pajisura me njė etiketa RFID nė mėnyrė qė tė jenė lehtėsisht tė gjetshme. Sa keq qė nuk mund tė rimodelojnė edhe njerėzit qė i pėrdorin!

15. Loja e krijimit

Ėshtė njė blasfemi, mrekulli ose ndoshta tė dyja bashkė, tė pėrdorėsh tė gjithė evolucionin e specieve - qė nga organizmat njėqelizore nė njė pikė uji, deri tek qėniet e ndjeshme qė eksplorojnė galaktikat dhe studiojnė hapėsirėn - pėr tė krijuar njė videogame. Kjo ėshtė ajo ēfarė Ėill Ėright ka bėrė. Ėright ėshtė personi qė krijoi The Sims, njė lojė rreth jetės sė pėrditshme nė periferi, por mesa duke ai ka menduar se panorama e mrekullueshme e zbulimeve njerėzore ėshtė shumė mė tėrheqėse dhe pėr kėtė arsye punoi shtatė vjet pėr tė krijuar Spore, njė lojė nė tė cilėn mund tė ndėrtosh jetėn tėnde dhe mė pas tė menaxhosh ēdo aspekt tė progresit tė saj pėrgjatė shekujve, nga njerėzit e egėr deri tek civilizimi.

16. Organizmi sintetik

Njeriu bėn jetėn! Ose pak a shumė. J. Craig Venter, hartograf i genomit njerėzor, arriti njė sukses tjetėr nė gjenetikė kur krijoi genomin e njė organizmi tė gjallė nga njė grumbull pėrbėrjesh tė krijuara nga njeriu. Edhe pse zgjodhi njė organizėm me genomin mė tė vogėl nė botė, tė ngjisėsh mė shumė se 582.000 ēiftė bazė nuk ka qenė aspak e thjeshtė. Venter akoma nuk ka arritur :tė zgjojė produktin e tij njėqelizor pėr tė vėrtetuar se ėshtė i gjallė, por ai parashikon se kjo do tė jetė e mundur vitin e ardhshėm. Sapo tė ndodhė, ai thotė se do tė jetė e mundur tė pėrziesh dhe tė bashkosh genome tė ndryshme pėr tė krijuar njė listė tė pafund organizmash, tė cilat mund tė performojnė tė gjitha llojet e magjive molekulare, nga kthimi i sheqerit nė karburant, tretjen e pilulave vajore nė oqean, deri tek krijimi i kurave pėr sėmundje tė ndryshme. Kujt i duhet evolucioni?

17. Gradaēel qė nuk bėn hije

Ndėrtesat shumė tė larta janė tė vėshtira pėr t'u shitur nė Paris. Qytetarėt nuk dėshirojnė qė qyteti i tyre i dashur me lartėsi jo shumė tė mėdha tė duket si New York apo Houston. Pėr kėtė arsye, arkitektėt zviceranė Jacques Herzog dhe Pierre de Meuron iu desh tė fitonin kundėr komshijve skeptikė pėr tė ndėrtuar kullėn e tyre 50 katėshe. Projekti "Trekėndėsh", njė kombinim hoteli dhe zyrash, ėshtė gradaēela e parė e aprovuar pėr t'u ndėrtuar nė Paris qė nga ligji i vjetėr 31-vjeēar, i cili ndalon ndėrtimet e larta nė qendėr tė qytetit. Duke pėrdorur modelimin nė kompjuter, krijuesit e "folesė sė zogjve", stadiumit Olimpik nė Pekin, ideuan njė ndėrtesė befasuese: njė trekėndėsh i hollė prej xhami dhe ēeliku, e cila nuk do tė krijojė nė asnjė moment hije nė rrugėt rreth tij. Piramida ėshtė njė nga format mė tė vjetra tė ndėrtimit, por njė trekėndėsh i hollė? Kjo ėshtė e re. A do tė jetė kjo forma e sė ardhmes?

18. Lente kontakti bionike

Universiteti i Washingtonit, Babak Parviz, ka krijuar njė lente kontakti prototip "bionike", e cila krijon njė shfaqje nė fushėn vizuale tė pėrdoruesit tė saj, si p.sh. imazhe, harta, tė dhėna etj., tė cilat duken sikur tė fluturojnė para syve. Lentja funksionon duke pėrdorur njė sistem LED shumė tė hollė, i fuqizuar nga qelizat diellore dhe njė marrės frekuecash radiofonike. E pabesueshme!!!

19. Garuesi mė i shpejtė me LZR

Nėntėdhjetė e katėr pėrqind. Kjo ėshtė pėrqindja e Garave Olimpike tė notit tė fituara nė Pekin nga atletė tė veshur me LZR, njė kostum qė duket si lėkurė e dytė, i cili ėshtė i pari i krijuar me tegela tė lidhur nė mėnyrė ultrasonike. Kostumi LZR, i cili ėshtė krijuar nga ekspertėt e Nasa-s, ėshtė i ngjitur me njė korse pėr tė lehtėsuar lėvizjen dhe ndėrtohet me pėlhurė tė presuar, e cila nuk i lejon muskujt tė vibrojnė nė ujė. Tė gjitha kėto cilėsi i kanė siguruar fitoren Michael Phelps-it, njė rekordmen historik pėr tetė herė rresht. Megjithatė, ai kishte veshur vetėm gjysmėn e poshtme tė kostumit, pėr tė evituar shtrėngimin e shpatullave, ndėrsa garuesi i cili fitoi medaljen e argjendtė kishte veshur tė gjithė kostumin. Kjo tė bėn tė mendosh se sa shpejt mund tė kishte notuar Michael sikur tė kishte veshur tė gjithė kostumin…

20. Fotografia nė flluskė

Pėr tė arritur tė evidentojnė makinat nė njė garė shpejtėsie marramendėse, duke fokusuar edhe panoramėn e pėrėndimit Hawaian apo malet alpine nė sfond, njė fotograf nė mėnyrė tė palėvizshme fotografon peisazhet nga ēdo kėnd dhe mė pas i ngjit ato me njėra tjetrėn duke formuar "flluska", ose sfonde virtuale foto-realiste. Njė regjizor mund tė pėrdorė kėtė taktikė pėr tė xhiruar njė film epik me njė buxhet minimal (edhe pse kjo nuk do t'i garantojė suksesin e filmit).

21. Pelerina qė tė bėn tė padukshėm

Shkencėtarėt e Berkeley UC, kanė ecur me hapa gjigantė drejt realizimit tė qėllimit tė tyre pėr ta bėrė maskimin e Harry Potterit, njė zgjedhje reale. Ato kanė ideuar dy materiale tė reja - njėra duke pėrdorur njė rrjetė me shtresa metalike, tjetra duke pėrdorur tela tė hollė argjendi - tė cilat as nuk e thithin dhe as nuk e reflektojnė dritėn, por e kthejnė atė mbrapsht. Ligji i fizikės i pėrdorur nė kėtė rast ėshtė pėrthyerja (refraksioni), i cili e bėn njė fije kashte tė duket e pėrthyer nė njė gotė me ujė.

22. Numri prim i 46-tė Mersenne

Njė numėr Mersenne ėshtė njė numėr pozitiv, i cili mund tė shprehet nė formėn 2n-1. Njė numėr prim Mersenne ėshtė natyrisht thjesht njė numėr Mersenne, i cili ėshtė prim. Kėrkimi pėr numra Mersenne gjithnjė e mė tė lartė ėshtė sporti jozyrtar i matematikanėve. Numrat e 45-tė dhe 46-tė janė zbuluar kėtė vit, ky i fundit nga skuadra e UCLA. Ky numėr ka mbi 13 milion shifra.

ultimo101
Admin
Admin

Numri i postimeve : 19
Age : 31
Registration date : 11/05/2008

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi